Përsërisim: thashethemet! Thuhet se Amber Heard po përpiqet t’i arratiset vëmendjes dhe po jeton shumë larg vendit ku jetonte, me një tjetër emër. Pas gjyqit të famshëm me Johnny Depp, Amber thuhet se është zhvendosur në një vilë luksoze në Mallorca, të paktën kështu raportojnë mediat lokale spanjolle.
Aktorja 36-vjeçare duket se ka marrë me qira një vilë milionerësh në qendër të ishullit spanjoll dhe po qëndron atje.
Referuar tabloidëve, fqinjët që e kanë parë Heard-in duke ecur përreth, teksa mban vajzën e saj Oonagh Paige në një karrocë për fëmijë. Një banore e re për El Pais tha se:
“E kam pasur pranë vetes disa herë, por nuk e dija kush ishte derisa më thanë. Ajo është shumë normale në rrugë dhe nuk fshihet në asnjë moment.”
Heard udhëtoi në ishullin spanjoll së bashku me partneren e saj, fotografen e filmit Bianca Butti. Aty, Amber nuk do as që ta njohin si Amber Heard, prandaj ka zëra që thonë se pseudonimi që përdord më shpesh është ‘Calamity Jane’.
Pak kohë më parë, Amber humbi gjyqin ndaj Johnny Depp dhe u urdhërua t’i paguante atij të paktën 10 milion dollarë, para të cilat ajo tha publikisht se nuk i ka.