Lionel Messi nuk njeh rivalë. Mbrëmjen e sotme ka marrë në paris çmimin si “Futbollisti më i mirë” i dhënë nga FIFA, si vlerësim për paraqitjen që ka bërë gjatë vitit 2022.
Ai si zakonisht ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë ëndrrat realitet, por edhe Benzeman dhe Mbappen që ishin në garë dhe “mund ta kishin fituar çmimin”.
Pastaj ai ka lavdëruar edhe Scalonin dhe Argjentinën për rrugëtimin e tyre të madh në Katari 2022 ku fituan Botërorin.
“Ishte një ëndërr që në fund u bë realitet”, tha Messi gjatë fjalimit të tij.