Qeveria e Francës po përgatit një projektligj për lejimin e eutanazisë.
Vendimi vjen pasi një asamble qytetarësh votuan me shumicë dërrmuese në favor të vetëvrasjes së asistuar ose eutanazisë.
Projektligji pritet të jetë gati në fund të verës.
Macron premtoi gjithashtu një plan dhjetëvjeçar për t’u kujdesur për pacientët në fund të jetës së tyre. Sistemi shëndetësor sot nuk është përshtatur mirë me kërkesat moderne, shtoi presidenti.
Megjithatë, Macron nuk zbuloi se cili është qëndrimi i tij për këtë çështje të ndjeshme.
The Guardian/ Franca po shqyrton mundësinë e lejimit të eutanazisë
Leave a comment