Personalitetet shqiptare do të dynden në Gjermani për të marrë pjesë në Euro, por “The Guardian” shkruan se është një njeri që shumë tifozë kuqezi mund të mos duan ta shohin, veçanërisht në stadium, “kryeministrin shqiptar, Edi Rama”.
“Kjo është për shkak të “mallkimit të tij të futbollit” sipas tifozëve. Rama shpesh merr pjesë në evente apo fushata elektorale i veshur me fanella futbolli të skuadrave ndërkombëtare, dhe çuditërisht, kjo shpesh i paraprin një fatkeqësie për këtë ekip.
Nëse pyesni tifozët shqiptarë, humbja e Manchester City nga Real Madridi me penallti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në prill mund të ketë pasur të bëjë me Ramën që zbuloi projektin e ri të akademisë shqiptare të Cityt në të njëjtën ditë në Tiranë” shkruan media.