‘The Rock’ bën deklaratën e papritur, heq dorë nga filmi Fast and Furious

Dwayne Johnson i njohur si ‘The Rock’ nuk po përmbahet për ndjenjat e tij në lidhje me aktorin e Fast & Furious, Vin Diesel. Aktori ka zbuluar së fundmi  se nuk do të luajë në asnjë prej filmave të ardhshëm ‘Fast & Furious’.

Në një intervistë, 49-vjeçari, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në nëntor – në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në film, duke e quajtur lëvizjen e Diesel “një shembull të manipulimit të tij”.

 

Dwayne Johnson declines Vin Diesel's invitation to return to Fast and  Furious, accuses his former co-star of 'manipulation' | Entertainment  News,The Indian Express

‘Unë u befasova shumë nga postimi i fundit i Vin. Qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë folëm, i thashë drejtpërdrejt dhe privatisht se nuk do të kthehesha në film. Isha i vendosur, por i përzemërt me fjalët e mia dhe thashë se do të isha gjithmonë mbështetës e kastit, por që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Unë fola privatisht edhe me partnerët e mi në Universal, të cilët të gjithë ishin shumë mbështetës pasi e kuptonin problemin. Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm në Fast and Furios,- tha Johnson.

Why The Rock Is Not in 'Fast and Furious 9' As Luke Hobbs

Për Johnson ky dialog publik ka turbulluar ujërat. Aktori ka shprehur besim për kastin e Fast dhe aftësinë e tij për të ofruar vazhdimisht për audiencën, teksa i ka uruar ish-anëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit fat dhe sukses në kapitullin tjetër.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *