‘Karaibet e Europës’ e cilëson prestigjozia britanike “The Telegraph” qytezën e Ksamilit. Gazetari Mark Strenon shkruan se vendi është më i lirë dhe lehtësisht i aksesueshëm për çdo pushues.
Të gjithë ata që kanë zgjedhur Korfuzin, artikulli rekomandon të kalojnë disa ditë pushimesh edhe në Ksamil, ku fare lehtë përmes tragetit mund të mbërrish në Sarandë për 40 minuta, dhe prej këtej, më pak se gjysëm ore, pushuesit do të gjenden në Ksamil.
Përveç 3 ishujve të Ksamilit, prestigjiozia britanike ndalet dhe tek kulinaria e zonës me prodhime te pasura të detit. Rëndësi në artikull i kushtohet dhe zonës arkeologjike të Butrintit, që përfshin rrënojat e qytetit të lashtë Ilir. Për të vijuar më pas me Vlorën dhe Gjirokastrën si destinacione për pushime këtë vit.
Kryeministri Edi Rama është ndalur tek shkrimi i prestigjiozes britanike.
Por turizmi shqiptar ka tërhequr vëmendjen dhe të Uashingon Post, ku fton lexuesit se saj që në vend të Mykonos të Greqisë duhet të provohet Shqipëria: “Për një alternativë me ujë të pastër kristal dhe çmime të përballueshme, provoni fqinjin e Greqisë, Shqipërinë. Do të gjeni plazhe mesdhetare përgjatë Rivierës Shqiptare, dhe në brendësi, malet për hiking, çiklizëm dhe qytete antike”.