The Weekend bën histori, këngët e tij janë dëgjuar më shumë se 2.5 miliardë herë

Kënga “Blinding Lihgts” e The Weekend ka hyrë tashmë në historinë e “Billboard”, si e para këngë që kryeson të gjitha listat.

Prej 90 javësh, projekti qëndron në vendin e parë të “Billboard 100”. Përpara hitit kanadez, ishte kënga e vitit 1960 “The Twist” që e mbante këtë rekord. “Blinding Lights” u publikua në vitin 2019 dhe deri në Shtator të 2021 është dëgjuar më shumë se 2.5 miliardë herë. Popullariteti i saj u rrit shumë herë në kohën e pandemisë pas një sfide kërcimi në “Tik Tok”.

Si për ironi, edhe “The Twist”, ishte në të njëjtin zhaner muzikor por që tashmë ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit.

Gjithashtu rikujtojmë se edhe seriali dramatik i “The Weekend” i titulluar “The Idiol”, ka marrë dritën jeshile nga HBOMax.

Kantautori i nominuar me çmimin “Oscar” është emëruar së fundmi edhe si Ambasador i Vullnetit të Mirë i Programit të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka dhuruar edhe mbi 4 milion dollarë për bamirësi, në mënyrë që çdo kush të ketë sadopak mirësi thotë ai, të gjithën këtë vlerë ai e ka dhuruar vitin e kaluar.

Gjatë një deklarate që ai ka dhënë, ka thënë se: “Ndihet shumë i lumtur që do të trajtojë urinë botërore, për të ndihmuar çdo njeri në nevojë.”

Ai ka thënë se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar të gjitha shtresat që janë në nevojë, në mënyrë të barabartë dhe pa dallime.

The Weeknd is unrecognizable after 80s makeover and the internet can't get  enough | CNN

The Weeknd receives his own day in Toronto - REVOLT

Why The Weeknd's Face Looks So Different in His Music Video for 'Save Your  Tears' | Glamour

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *