Këngëtari i njohur The Weeknd dhe aktorja Angelina Jolie pre disa javësh po përfliten për një lidhje të mundshme dashurie. Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa kanë darkuar apo shëtitur në vende të njëjta.
Së fundmi, duket se të gjitha këto ‘thashetheme’, The Weeknd po i konfirmon në publikimin e albumit të tij të ri.
Në një këngë të quajtur “Here We Go… Again” ai këndon: “Vajza ime e re, ajo është një yll filmi” (“My new girl, she’s a movie star”). Në një këngë tjetër në albumin e ri me 16 këngë, 31 vjeçari duket se flet për ndarjen e aktores 46 vjeçare nga Brad Pitt në shtator 2016, duke theksuar se ka shumë vite single.
Të gjitha këto thashetheme sa i përket lidhjes së tyre kanë filluar ditën kur ata u fotografuan nga paparacët gjatë verës së kaluar teksa po shijonin një darkë romantike.
/Priza.al/