Thellohet skandali i publikimit të pagave/ Dalin edhe të muajit prill, në listë edhe numrat e telefonave

Skandali i publikimit të pagave është thelluar, ku bëhet me dije se tashmë janë publikuar edhe pagat e muajit prill, ku përveç tyre në listë janë edhe numrat e celularit të çdo person.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e publikuar së fundmi, ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Sot, të enjten, u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill.

Ditn e sotme kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *