Thellohet skandali! Pas publikimit të pagave, del edhe lista me targat e makinave të gati 590 mijë shqiptarëve

Pas publikimit të pagave të shqiptarëve të muajit janar dhe prill të vitit 2021, thellohet skandali. Sot është publikuar një tjetër database me targat e qytetarëve.

Mësohet se në rrjet qarkullon një listë me të dhënat e automjeteve të qytetarëve dhe të bizneseve. Në listë publikohen të dhënat e pronarit të mjetit, targat e mjetit dhe lloji i makinës.

Në dokumentin në ‘Exel’ janë të ndara me kolona, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre. Në databazë listohet targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues. Është paralajmëruar se në ditët në vijim do publikohet dhe databaza e kredive.
Brenda pak ditësh, në Whatsapp kanë qarkulluar dy databasa me të dhënat e qytetarëve shqiptarë, për pagat e tyre në muajin janar dhe prill 2021. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, tha dje se platforma “e-Albania” është e sigurt, pasi mirëmbahet nga Microsoft.

Duke folur për skandalin e publikimit të pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve në Republikën e Shqipërisë, Karçanaj tha se agjencia do të forcojë sistemin e saj të sigurisë kibernetike.

Ndër të tjera, tregoi se së shpejti do të futet dhe teknologjia “Blockchain”, e cila do të sigurojë dhe lënien gjurmë të personave që mund të aksesojnë të dhënat personale përmes ndërveprimit të brendshëm.

Në fjalën e saj, drejtoresha e AKSHIt, nuk dha një përgjigje të qartë se nga mund të ketë ardhur rrjedhja e të dhënave personale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *