Thellohet skandali, stilistja e ‘Balenciaga’-s poston imazhe shqetësuese dhe të neveritshme

Pas skandalit të markës së njohur ‘Balenciaga’, ku prezantoi një koleksion në të cilin u paraqitën foto të fëmijëve të veshur/ pajisur me aksesorë që i seksualizonin ata, njerëzit nuk janë ndalur, por kanë gërmuar në Instagram-in e Lotta Volkova, stilistes kryesore së Balenciaga (dhe Adidas).

https://twitter.com/LuciT00405829/status/1597073119591944193?s=20&t=mBO898VwuvjlA1HDfGV-Cg

Lotta postonte imazhe shqetësuese dhe të neveritshme, ku shihen rite sataniste, fëmijë të lidhur, bebe me kafkë në duar, një person që i kanë dalë organet e brendshme, si dhe një foto ku tallet me Zotin në një kishë. Lotta mban të veshur një bluzë ku shkruhet “Kufoma kanibale”, referuar grupit “Cannibal Corpse”.

https://twitter.com/OEFvetted/status/1597206167725305856?s=20&t=_Y3DbzdPLPzT3uX30dPMmw

https://twitter.com/OliLondonTV/status/1597004154123464704?s=20&t=PjMwx3p0A9WEvxrLxtifNA

https://twitter.com/GlobalspaceInc/status/1596948995846590464?s=20&t=9TfAWKyWvptfrMoGyIHO3w

Sipas njerëzve në ‘Twitter’, ajo është një stiliste sadiste, e cila nuk ka reshtur së shfaquri në publik adhurimin ndaj djallit. Duke marrë shkas nga postimet e saj që krejt papritur u bënë virale, stilistja e bëri privat profilin e saj në Instagram.

Lotta është një stiliste mjaft e famshme në industrinë e modës dhe në koleksionet e saj ka sjellë një qasje alt-punk, me elemente fetishizmi dhe të kulturës së rrugës në periudhën post-sovjetike. Ajo ka lindur në Rusi në vitin 1984 dhe aktualisht jeton në Francë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *