Grupi i punonjësve të Bashkisë së Lushnjës të cilët u arrestuan SPAK së bashku me kryebashkiakun Fatos Tushe, ishin në dijeni që prokuroria kishte nisur hetimet ndaj tyre për shpërdorimin e fondit publik.
Sipas përgjimeve të zbardhura që ndodhen në dosjen e SPAK, kryebashkiaku I kishte ‘përgatitur’ punonjësit se çfarë do t’ju thuhet prokurorëve, kur ata të dalin para SPAK. Madje, përgjimet kanë zbuluar se Fatos Tushe ju kishte dalë atyre garant dhe ju kishte kërkuar të mos shqetësoheshin për këtë çështje.
Pergjimet e punonjësve:
Punonjësi 1: Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni
Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër
Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri
Punonjësi 2: Po ajo çne
Punonjësi 1: Është njësi ajo
Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë
Punonjësi 2: Ti?
Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë
Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia
Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim
Punonjësi 2: Ashtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton
Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot
Punonjësi 2: Kush tha
Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot
Punonjësi 2: Epo mirë
Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje
Punonjësi 1: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.
Tashmë dosja e plotë e çështjes së kryebashkiakut Fatos Tushe dhe punonjësve të përfshirë në akuzën e abuzimit me fondet publike ndodhet në ‘dorën’ e SPAK, e cila jep sot masat e sigurisë. Tushe u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike, me urdhër të SPAK. Së bashku me 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, ata dyshohen si të përfshirë në një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.
/Priza.al/