29-vjeçarja humbi jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Durrës.
Burime paraprake bëjnë me dije se e reja ka qënë shtatzënë.
Viktima u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë mëngjesin e sotëm, ndërkohë që dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe në kontakt me rrethimin metalik është kthyer në përcjellës masiv të energjisë.
Në padijeni gruaja e re ka rënë në kontakt me të dhe ka gjetur vdekjen.
Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e vdekjes.