Thellohet tragjedia në familjen Gjoka/ Ndërron jetë edhe 15-vjeçarja e plagosur, vdes në të njëjtën ditë që iu dha lamtumira motrës së madhe

Një tjetër anëtare e familjes Gjoka ka ndërruar jetë teksa po kurohej nga djegiet në Itali. Viktima e radhës është 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. Adoleshentja nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve, duke u “shuar” dy muaj pas tragjedisë së Velipojës.

Ndërkohë që sot, u përcoll për në banesën e fundit motra e saj e madhe, Daniela Gjoka, 19 vjeç, të cilës sot iu bë ceremonia mortore. Kjo e fundit kishte ndërruar jetë disa ditë më parë, po në të njëjtin spital. Ndërkohë që ende duke u mjekuar janë Alketa dhe Enriko, nënë e bir, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik, rreth orës 06:30 në Velipojë. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Daniela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), pasi në hotelin e tyre shpërtheu një bombol gazi. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, saqë i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *