Theu krahun brenda shtëpisë, Egzona flet për Einxhelin: Nuk i qëndrova pranë sepse…

Javën e kaluar, Einxhel iu nënshtrua një operacioni pas një incidenti brenda shtëpisë, ku theu krahun e saj teksa po luante me Ilirin. Gjatë momentit që ndodhi incidenti dhe u thirr Urgjenca, ishin pikërisht Donaldi dhe Beniada që qendruan krah Einxhelit për ta ndihmuar e për t’iu gjendur pranë.

Kjo situatë është interpretuar në mënyra të ndryshme nga publiku, dhe të eleminuarës së së premtes, Egzonës, i është drejtuar pyetja se pse nuk ishin të gjithë afër saj.

Referuar edhe deklaratës së saj në “Fan Club”, ajo ka bërë një sqarim ku ka theksuar edhe një herë arsyen pse nuk ishte pranë Einxhel.

POSTIMI:

“Në deklaratën time sot në “Fan Club” ku fola për komunikimin që na është dhënë nga “Vëllai i Madh” rreth ngjarjes fatkeqe të Einxhel dhe pyetjes se pse nuk ishim të gjithë afër saj, për hirë të korrektësisë, dua t’ju sqaroj se fillimjsht pasi që Einxhel është dërguar në dhomë dhe gjatë gjithë kohës sa po e prisnim Urgjencën ku ishim të gjithë banorët, na është komunikuar aë afër saj mund të qëndrojnë vetëm dy persona, Donaldi dhe Beniada.

Kjo gjë ka ndodhur edhe për shkak të vullnetit dhe ndihmës më të madhe nga këta dy të fundit (por edhe nga të tjerët).

Pasi që Einxhel e ka pranuar ndihmën nga Urgjenca të gjithë banorët jemi futur brenda në dhomë dhe i kemi afruar ndihmë me vullnetin tonë të plotë, por ai që ka ndjenjur me të deri kur Einxhel ka rënë në gjumë, ka qenë Donaldi, dhe këtë fakt e pohoi dhe vet produksioni të premten në ‘PRIME’!”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *