Një 21-vjeçar në Krujë, i dënuar me ‘arrest shtëpie’ për vjedhje dhe armëmbajtjes pa leje, ka terrorizuar mbrëmjen e djeshme banorët në fshatin Arrameras.
I riu pasi ka dalë në rrugë duke thyer masën e arrestit, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, në afërsi të banesave duke rrezikuar jetën e qytetarëve. 21-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur disa minuta më vonë. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit pistoletë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njoftimi i policisë:
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, në fshatin Arrameras, arrestohet në flagrancë nga Policia.21-vjeçari, me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit se në fshatin Arrameras, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me forcën operacionale të DVP Durrës kanë shkuar në drejtim të vendit ku ishte dhënë njoftimi.Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 21 vjeç, banues në fshatin Borizanë, i dënuar më parë vjedhje. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kishte shkuar në fshatin Arrameras dhe në orët e mbrëmjes ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, në afërsi të banesave.21-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur disa minuta më vonë.
/Priza.al/