Theu masën e sigurisë “arrest me burg” dhe kultivoi kanabis, arrestohet i riu nga Vlora

Dy persona janë arrestuar në Vlorë si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në pranga kanë rrënë shtetasit me iniciale M. D., 27 vjeç dhe O. B., 30 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi “, dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 04.10.2021, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale “.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kapën dhe ndaluan shtetasin O. B., 30 vjeç, banues në Armen, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 28.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetaseve E. R., 35 vjeçe, banuese në Orikum dhe I. Z., 50 vjeçe, banuese në Lushnjë pasi, në pronat përkatëse, kanë ndërtuar pa leje.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin A. A., 66 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin Sh. P., 30 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit në biznesin e tij, u konstatua pa kasë fiskale dhe pa lëshuar asnjë kupon tatimor për klientët.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *