Një 21 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia Korçë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Bëhet fjalë shtetasin me iniciale M.R i cili u kap në afërsi të banesës së tij në lagjen nr.15 në Korçë pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Sakaq, ky shtetas në qershor të 2020 është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë Korçë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit M. R., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, ky shtetas u kap në afërsi të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.06.2020, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.