Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Shtetasi me iniciale A.L., është dënuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin e datës 09.02.2022, nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.