Theu masën e sigurisë, policia në kërkim të 39-vjeçarit në Elbasan

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim në Elbasan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shtetasi me iniciale O. D., akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

U referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. D., 39 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 10.02.2022, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi, 39-vjeçari nuk u gjet në banesë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *