Këngëtarja e njohur, Dua Lipa ‘i vuri flakën’ skenës së madhe gjatë koncertit në sheshin Skënderbej, ku ishin të pranishëm mijëra fansa të saj. Edhe pse ende nuk dihet numri i saktë i ndjekësve të koncertit mbrëmë në kryeqytet, faqja “Dua Lipa Today” shkruan se në shesh ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë.
“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998”, shkruhet në faqe.
Kujtojmë se edhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata dhuroi një super performancë.
Gjatë performancës, Dua foli edhe në gjuhën shqipe ku falënderoi të gjithë fansat e saj
“Faleminderit për suportin dhe energjinë që po na jepni sonte. Kjo është nata e fundit e turneut dhe kjo përfundon sonte në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu. E di që këtu ka njerëz që nuk vijnë nga Tirana por edhe nga jashtë. Ndihem shumë mirënjohëse të jem këtu sonte. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! E vetmja gjë që dua është të kënaqeni!”- tha ndër të tjera ajo.