Theu rekordin Guinness/ 37-vjeçarja nga Afrika e Jugut sjell në jetë 10 fëmijë

Në provincën Gauteng një grua 37 vjeç, Gosiame Thamara Sithole, ka sjellë në jetë 10 binjakë. Në këtë mënyrë është thyer rekordi i mëparshëm që mbahej nga Halima Cisse, nga Mali, që në majë lindi në Marok nëntë fëmijë.

Sithole ka pasur dy fëmijë më shumë në krahasim me atë që parashikuan mjekët nga testet paraprake.

Lindja erdhi të hënën në një spital të Pretorias dhe lajmi u raportua menjëherë nga mediat lokale. Gruaja solli fëmijët e saj nëpërmjet ndërhyrjes cezariane, 7 meshkuj dhe tre femra pas një shtatzënie që zgjati 8 muaj.

Bashkëshorti i gruas, Teboho Tsotesti tha për mediat se janë shumë të lumtur.

Claims This Gauteng Woman Broke World Record By Giving Birth To 10 Children  – 2oceansvibe News | South African and international news

/Marrë nga:Africa News/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *