Thiago Silva ‘përshëndetet me Champions League’ , “Është një ditë e trishtuar, nata ime e fundit në UCL”

LONDON, ENGLAND - APRIL 18: Thiago Silva of Chelsea during the UEFA Champions League quarterfinal second leg match between Chelsea FC and Real Madrid at Stamford Bridge on April 18, 2023 in London, United Kingdom. (Photo by James Williamson - AMA/Getty Images)

Chelsea u përjashtua nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve nga Madridi pas një humbjeje të përgjithshme 4-0, duke humbur 2-0 në ndeshjen e mbrëmshme në Stamford Bridge.

Me blutë që nuk ishin në gjendje të gjenin një rrugë për të kaluar Thibaut Courtois, i hapën rrugën nga ana tjetërRodrigos të shënonte një dopjetë.

Mbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva, 38 vjeç, filloi dhe luajti mirë në ndeshjen evropiane.

Duke folur pas rezultatit, Silva pranoi se ai mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në Champions League.

LONDON, ENGLAND – APRIL 18: Karim Benzema of Real Madrid competes with Thiago Silva & Wesley Fofana of Chelsea during the UEFA Champions League Quarterfinal second leg match between Chelsea FC and Real Madrid at Stamford Bridge on April 18, 2023 in London, United Kingdom. (Photo by Chris Brunskill/Fantasista/Getty Images)

Qendërmbrojtësi veteran është ende nën kontratë me Chelsean deri në fund të sezonit të ardhshëm, por edhe duke qenë se londinezët janë të pozicionuar shumë larg zonës evropiane në Premier League, e bën të pamundur që Thiago Silva të paraqitet në kompedicionin më të madh për klube.

“Ka qenë një sezon shumë i vështirë dhe shumë zhgënjyes për mua personalisht. Mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit në Champions League. Kam një vit të mbetur nga kontrata ime dhe karriera ime po shkon deri në finale. Është një ditë shumë e trishtuar”, tha Silva, cituar nga Beanyman Sports.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *