Thika dominon krimet në 24 orët e fundit, 1 i vrare dhe tre të plagosur

Teksa prej pak ditësh vendi kishte rënë në “qetësi”, gjatë 24 orëve të fundit, tre ngjarje të rënda, me një bilanc tragjik një i vdekur dhe tre të plagosur, kanë tronditur opinionin publik.  Të tre ngjarjet i lidh një detaj: goditje me thikë.

Vrasja e 65-vjeçarit Safet Hyskollarin nga fqinji i tij

Gjithçka nisi pasditen e djeshme në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku 63-vjeçari Fatos Manellari goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij, i cili më pas është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë nga plaga e marrë. Konflikti mes viktimës dhe autorit ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët kanë pasur edhe përplasje fizike.

U mësua se arsyeja e konflikteve me dy fqinjëve, ishte një rrugë që Safet Hyskollarin e përdorte për të kaluar, ndërkohë Manellari kishte pretendime për këtë pjesë toke. Pas konflikte të shumta, 63-vjeçari mori veprimin ekstrem ku e qëlloi për vdekje fqinjin  e tij, i cili ishte kthyer para një viti nga Amerika për të gëzuar pensionin e tij.

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë

Një tjetër ngjarje që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, një 13-vjeçar pas një konflikti me një 15-vjeçar, e goditi me thikë duke e lën të plagosur. U mësua se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga Policia.

Plagosja e dyfishtë në Elbasan

Pa kaluar 24 orë nga nga vrasja në Pogradec dhe plagosja në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin. 55-vjeçari Elmas Kalija goditi me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalija si dhe komshiun, Enver Sula i cili ndërhyri për ti ndarë çiftin e bashkëshortëve.

U mësua se shkaku i plagosjes, lidhet me dyshimet për tradhëtin nga ana e 55-vjeçarit për bashkëshorten.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *