Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka deklaruar për mediat Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh më për kryetar Enkelejd Alibeajn, por do ta njohë tani më vetëm si deputet të thjeshtë.
“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha Garo.