Kryeministri Edi Rama shënjestroi sot Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit duke i kërkuar që të hetonte të korruptuarit e drejtësisë që u nxorën jashtë sistemit dhe jo atë që e cilësoi si “kampionin e magjistratëve, Ardian Dvoranin.
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është pyetur nga “FaxNews” për kërkesat e Ramës, ndërsa është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë: No comment!
Ndërkohë që nga ana tjetër, Balkanëweb kontaktoi me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mësuar nëse kishte një hetim penal për gjyqtarin Ardian Dvorani, por rezulton se deri më tani nuk ka asnjë çështje penale, ndërsa theksuan se me kërkesë të tyre GJKKO kishin pushuar një çështje ndaj gjyqtarit.
Po ashtu, i njëjti vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.