Presidenti, Ilir Meta është duke mbajtur këtë të martë një deklaratë për mediat në lidhje me akuzat që kanë ardhur ndaj tij.
Meta tha se është i hapur të hetohet nga SPAK, duke shtuar se pas 24 Korrikut ai do t’i prejtohet prokurorisë me fakte dhe prova për të gjithë mullarët e korrupsionit.
“Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë dhe interesin kombëtar i cili falë marrëveshjes së 5 viteve më parë është cenuar si asnjëherë tjetër, ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin, është një lidership që mban fjalën. Ajo që shqiptarët presin është llogaridhënia e të gjithëve. Mua më bën përshtypje se pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e tij që e ka kapur për fyti. i bën thirrje SPAK-ut të hetojë Ilir Metën? Shumë mirë bën që e bën këtë gjë.
T’u çojë edhe pyetjet bashkë me Agaçin, sikurse ia çuan disa gjyqtarëve të Kushtetutës. Ilir Meta ka armët më të forta, unë nuk i jam shmangur ndonjëherë drejtësisë, as në 1992 kur më hoqën imunitetin. Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta me qindra mijëra shqiptarë do shkojmë te SPAK me fakte dhe prova, jo me deklarata politike, për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund”, tha ai.