Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi për bojkot kombëtar.
Rama në ‘Twitter’ shkruan se Kovaçi nuk mund të jetë zë i pedagogëve pasi ka qenë spiun në vitin 97-të.
Sakaq shton se thirrja e tij nuk do merret seriozisht, pasi kërkesat janë fyese.
Postimi i plotë:
Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!