Nuk është hera e parë që serbët i këndojnë Kosovës me këngë nacionaliste.
Në një koncert të mbajtur nga ‘Beogradski Sindikat’ në Tashmajdan të Beogradit, qytetarët së bashku më grupin i kanë kënduar Kosovës me thirrje nacionaliste.
Ky grup muzikor është i njohur për përmbajtjen nacionaliste në tekstet e tyre.
Lidhur me këtë ka pasur reagime në rrjetet sociale.
‘Pse këndojnë për luftën dhe kthimin e Kosovës e vijnë e qëndrojnë në Beograd? A po i kuptoj mirë ata se vetëm e inkurajojnë luftën dhe se duan ta shpëtojnë jetën e tyre?’, thuhet në një reagim.
Ndërsa sipas politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, ‘sistemi që i gënjen’ qytetarët në Serbi kontrollohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
‘A e dinë këta të rinj (ndoshta me të drejtë të pakënaqur) se ‘sistemi që i gënjen’ kontrollohet nga Vuçiqi dhe jo nga ‘Perëndim i kalbur’ imagjinar?’, thekson Trajkoviq.
Po ashtu kujtojmë se gjatë ceremonisë së shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Cetinje të Malit të Zi ishte kënduar një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe ‘kur ushtria kthehet në Kosovë…’.