Thirrje pro ISIS në 16 llogari në ‘facebook’/ Zbardhen detaje nga dosja për Çollakun

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi punonte në ‘shtëpi bari’.

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore për Çollakun.

Mësohet se më 21 janar 2021, anti-terrori konstatoi se në profilin e tij në “Facebook” ishin shpërndarë foto të krerëve të ISIS. Fillimisht janë nisur hetime nga prokuroria e Kavajës, më pas është transferuar në SPAK. 45-vjeçari i divorcuar nga Kavaja, pas hetimeve rezultoi me 16 llogari në Facebook ku bënte thirrje publike për luftë dhe propagandë për vepra terroriste.

“Po ashtu ai mbështeste dhe imamët e akuzuar për terrorizëm. Ai kishte shpërndarë në Facebook të dhëna për imamët e dënuar për terrorizëm dhe materiale propagandistike të ISIS, pjesë e një grupi që u shkatërrua nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda.

Po ashtu ka konstatuar se mbante lidhje me elementë radikalë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

“Fillimisht nuk ka qenë bashkëpunues me prokurorët e SPAK. Më pas ka thënë se ka marrë leksione nga persona të radikalizuar në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Rezulton se Çollaku përdorte numra në emër të personave të tjerë dhe i përdorte për thirrje radikale. Prokuroria pretendon se nga veprimet hetimore Çollaku kryente veprime ekstremiste duke nxitur urrejtje fetare dhe aktivitet terrorist. Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohet se përhapte propagandë fetare për shtetin islamik”.

Ndërkohë janë duke u monitoruar dhe persona të tjerë që kanë lidhje me Çollakun.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *