Të tjera detaje janë zbuluar nga mediat greke në lidhje me dy trupat e gjetur në një çantë në Ishullin Naxos nga një turist italian. Sipas medias greke bëhet me dije se dy trupat dyshohet se u përkasin dy emigrantëve, pjesë të një grupin që udhëtonte me një anije që u përmbyt në Folangandros. Kujtojmë se ngjarja ndodhi dhjetorin e kaluar.
Për ngjarjen që ngjason me një thriller nuk është bërë asnjë denoncim. Një prej kufomave dyshohet të jetë burrë, rreth moshës 40 vjeç, kurse tjetri ka përmasa shumë të vogla e s’dihet asgjë për të.