Thumba ndaj Luana Vjollcës? Erjona Rusi: S’kam asnjë rivale

Moderatorja , Erjona Rusi ka publikuar një video në faqen e saj personale në Instagram ku njofton për programin e ri që do të drejtojë. Mes të tjerash ajo thotë se “ska asnjë rivale”.

“S’kam asnjë rivale sepse rivale dhe kritiken më të madhe kam veten time. Jam gjithmonë në proces për tu bërë një grua, moderatore apo nënë më e mirë”. Ndër të tjera ajo falenderon edhe trashëgimtaren e Top Channel, Lori Hoxha që i dha mundësinë për ta sjellë në jetë programin e ri “S’e luan Topi”- shkruan ajo

Rrjeti po shpërthente me aludime për ngjashmërinë e titullit të emisionit që Luana Vjollca drejtonte në “Shiko kush Luan” me formatin e ri që drejton Erjona Rusi dhe titullohet “S’e luan Topi”.

Pyetja që shtrohet, është: A mos vallë ky mesazsh i Erjonës është një përgjigje indirekte për Luana Vjollcën?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *