Sipas disa korrespondentëve ndërkombëtarë, Rusia ka thyer sërish paktin e armëpushimit për evakuimin e civilëve. Kjo shkelje e paktit, është bërë i ditur nëpërmjet pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale nga gazetarët, ku dëgjohen në sfond të shtëna armësh në Kiev.
“Po ndodh tani, në qendër të Kievit”, ka shkruar Paul Ronzheimer, korrespondent i gazetës gjermane Bild në Kiev.
Për të shtënat e sotme ka raportuar edhe korrespondenti ndërkombëtar nga Kievi, Yosef Yisrael.
“Të shtëna tani në qendër të Kievit”, ka shkruar ai shkurt në Twitter.
Ndërkohë kujtojmë që Rusia shpalli armëpushimin ditën e sotme, për evakuimin e civilëve. /Priza.al