Thyhet bojkoti/ Avokatët marrin pjesë në gjyqe, paralajmërohen masa ndëshkuese

Bojkoti kombëtar i avokatëve që kundërshton hartën e re gjyqësore nuk i bëri bashkë komunitetin e avokatëve që gjatë kësaj greve u shfaqën të përçarë. Shumë i braktisën seancat, por të tjerë vazhdojnë të përfaqësojnë klientët e tyre.

Këshilli i Dhomës Kombëtare do të mblidhet për të vendosur se çfarë do bëhet me avokatët që thyen bojkotin. Numri i tyre është i lartë.

“Nuk ka kuptim ne nuk shkojmë, ca shkojnë. Ja kam vendime në duar të atyre që kanë shkuar dhe janë mbi 100 për të cilët do mblidhet këshilli nga të gjitha qytetet që kanë qenë në masa sigurimi personal”, tha Saimir Vishaj, kreu i Dhomës Penale të Avokatëve.

Ndonëse ka qenë kundër grevës, Saimir Visha i cili ju bashkua bojkotit bën apel për rikthim në normalitet.

“Ky bojkot e ka humbur kuptimin, sikur një të shkojë ska më kuptim”.

Një ditë më parë kreu i KLP teksa i dha dritën jeshile hartës së re gjyqësore, ku shkrihen 18 gjykata i bëri apel palëve që të ulen e të diskutojnë. Por nga njëra anë avokatët vazhdojnë bojkotin ndonëse të përçarë, kurse qeveria e gjyqësorit nuk lëshon pe dhe ngul këmbë se të gjitha apelet duhet të mblidhen në një të vetme në Tiranë./ Top Channel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *