Është shkatërruar rrjeti i katër të rinjve të cilët grabitën këmbësorët në Heraklio të Kretës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se pjesë kanë qenë një 22 vjeçar rumun, një grek 28-vjeçar, një shqiptar 23-vjeçar si dhe një djalë 16-vjeçar të cilët brenda tre ditëve kanë kryer tre grabitje me armë.
Bëhet me dije se përgjatë 1 jave, ky grup sulmonte me thikë studentët dhe këmbësorët, duke i marrë telefonat, ora dhe 358 euro të gatshme.
Ndërkohë policia ka rënë në gjurmët e këtyre katër personave. Sakaq, është arrestuar edhe nëna e 16 vjeçarit për neglizhencën e treguar ndaj të miturit.