Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se temperaturat e larta në vendin tonë pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës tjetër. Pritet që të shkojnë deri në 44 gradë.
“Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.
Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.
Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone.
Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë celsius,” thuhet në njoftim.