Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë në Top Story audio përgjimin e vrasjes së katër personave në bulevard më 21 janar të 2011-tës.
Në audio-përgjimin e sjellë ekskluzivisht nga gazetari Artan Hoxha, dëshmohet se ka pasur urdhër për të qëlluar direkt mbi trupat e protestuesve. Po ashtu, në fjalën e tij, Hoxha tha se është vënë në dijeni të kësaj prove që në muajin korrik të vitit të shkuar. Ai shtoi se pas përpjekjeve të shumta ka arritur ta sigurojë provën fizikë në dhjetor dhe ia ka vënë në dispozicion babait të Aleks Nikës, për t’ja dorëzuar më pas prokurorisë e cila po zvarrit hetimin.
Pjesë nga audiopërgjimi:
Ndrea Prendi Komandant i Gardës: Dashamir: Gati për zjarr ushtarak
Dashamir Shehi: Po ju kuptova, gati të gjithë luanët
Ndrea Prendi: Nëse do hynë brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar…
Ndrea Prendi: Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër. Zjarr manovër në ajër.
Dashamir Shehi: Këtu jam, këtu jam
Ndrea Prendi: Bëju thirrje nga altopolanti. U kalua kufiri do hapet zjarr luftarak
Dashamir Shehi: Largohuni nga hyrja. Largohuni nga kordonet e sigurisë, do zbatojmë ligjin.
Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Andrea Prendi: Ky është urdhri
Ndrea Prendi: Dashamir më dëgjon?
“Dy efektiva të njësisë speciale ta ta ta gjakos”, (Menjëherë dëgjohen krisma)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Dy dyshe, dy dyshe të godasin këta që janë të porta. T’i dogasin, t’i godasin fortë
Ndrea Prendi: Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome
Alfred Ahmetcenaj: Po po kuptova
Ndrea Prendi: Na sillni municion rezervë.