Pensionistja 64-vjeçare Luljeta Nallbani e cila jeton në Fier, spikati për stilin e saj të veshjes në “Për’puthen +40”. Ajo e ka treguar se është pa komplekse, dhe se i pëlqen të udhëtojë dhe të bëjë palestër.
E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Palomën, Luljeta foli edhe nëse ka pritshmëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”.
Luljeta tregoi edhe për personin që i bëri ftesë për një njohje, ku ajo e refuzoi. Ajo tha se ai ishte shumë i shkurtër, ndaj nuk hynte tek preferencat e saj.
“S’besoj, u trembën nga hyrja e re, Landi, ky që bëri kërkesën për mua, taksisti dhe ndoshta u trembën për atë. E refuzova sepse nuk kishte as gjatësi, ishte shumë i shkurtër, sa kofsha ime… Do i thosha: ‘Ti sa kofsha ime çfarë kërkon, që të bëjë edhe seks me mua, ai duhej të rrotullohej shumë…”.