Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme në selinë blu ka pasur debate të forte, madje edhe me tone të larta.
Mësohet se Flamur Noka ka replikuar me sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke e bërë këtë fundit fajtor për gjendjen ku ndodhet PD-ja sot.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje.
Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë se vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës. /Priza.al