Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reagur përmes një postimi në Twitter, për skandalin e abuzimit seksual ndaj 15-vjeçares nga 5 persona në Tarazh të Mirditës.
Kim thekson se i bashkohemi aktivistëve dhe qytetarëve të tjerë që kanë kërkuar dënimin e atyre personave që abuzuan me të miturën . Sipas saj, përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
Ajo thekson se tani duhet të jetë si prioritet një shërbim social dhe shëndetësor, deri në shërimin e plotë të vajzës, si dhe ndëshkim për abuzuesit.
“Ne i bashkohemi aktivistëve dhe të gjithë të tjerëve që flasin për dënimin e atyre personave që abuzuan seksualisht me një vajzë të re. Përdhunimi është një vepër penale dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ajo çfarë duhet të bëhet në krye të radhës është: 1) shërbim social dhe shëndetësor deri në shërimin e plotë të vajzës 2) drejtësi. Ti jepet fund dhunës ndaj gruas. Jo, do të thotë JO #tinukjevetem”, shkruan ambasadorja.
We join activists & others who speak out to condemn recent rape of a young girl. Rape is a criminal offense & serious human rights violation. Priority now: 1) social & health services for the girl’s full recovery, 2) justice. End violence against women. NO means NO #tinukjevetem pic.twitter.com/InsTLesQuB
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) May 26, 2021