Teksa deputetë e ministra të qeverisë dhe opozitës prej mëngjesit të sotëm janë të angazhuar në seancën plenare, duket se një prej tyre ka zgjedhur të bëjë diçka tjetër.
Teksa ish-kryeministri Berisha ishte duke folur në foltoren e parlament, e replikonte më mazhorancën, por edhe me një pjesë të opozitës, një mesazh i vjen nga qytetari digjital.
Sic e ka bërë traditë tanimë, pa u menduar dy herë, Berisha e ka publikuar në rrjetin e tij social “facebook”.
Qytetari i shkruan se është një djal i ri nga Vlora dhe prej vitesh jeton dhe punon një resort luksoz në Maldive dhe prej disa ditësh në ate resort është duke bërë pushimet Damian Gjiknuri, ndërsa Berisha shkruan: “Parate e inceneretarëve perfundojne në Maldive! Gjiknuri po zgjidh krizën!”.
Postimi i plotë:
Paratë e inceneretarëve perfundojnë në Maldive!
Gjiknuri po zgjidh krizën!
Lexoni mesazhin dhe shifni foton e qytetarit dixhital! sb
Zoti Berisha. Jam nji djali i ri nga Vlora, nga Kanina në fakt. Prej dy vitesh jetoj e punoj në Maldives në një resort luksoz. Po shoh në facebook që ju jeni në Foltoren e Parlamentit dhe bravo ju qoftë. Jam demokrat safi. Dua t’ju informoj se në resortin tonë prej disa ditësh është deputeti i Vlorës Damjan Gjiknuri. /Priza.al