Ish-banorja e Big Brother, Neda Balluku shprehet hapur se aktorja Arjola Demini nuk e meriton të jetë në finale.
Jo vetëm kaq, por Neda Balluku ka hapur një votim në profilin e saj në Instagram me pyetjen “Kë mbështesin shqiptarët e Kosovës?”.
Sipas sondazhit të saj, shqiptarët nga Kosova donin në finale Donaldin, Egzonën, Beniadën dhe Einxhel. Duke iu përgjigjur një mesazhi që ka marrë, se Arjola ka inat Egzonën për faktin se mund t’i marrë votat sepse është e vetmja konkurrente nga Kosova, Neda thotë se aktorja po përdor UÇK-në sa herë që “pozitat i ka të pasigurta”.
“Edhe unë mendoj se është taktikë e Arjolës bluza e UÇK-së. Unë personalisht nuk e kam dëgjuar kurrë ta bëjë një bisedë për çështjen e luftës së Kosovës dhe kontributit të UÇK-së. Mbase jam gabim. Besoj se Arjola po lufton fort për mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës por fatkeqësisht atë bluzë ia shoh vetëm kur pozitat i ka të pasigurta”, ka shkruar Neda.Sa i takon nominimeve, sonte do të dalë një tjetër banor nga Big Brother Vip. Tan Brama dhe Egzona janë dy konkurrentet e Big Brother Vip Albania që janë nominuar dhe publiku duhet të vendosë se kush e lë shtëpinë.
/Priza.al/