‘Ti nuk je si Messi’, Neymar revoltohet pas ndeshjes me Perunë: Çfarë duhet të bëjë për të…

Brazili mundi Perunë me rezultatin 2-0 në kualifikueset e Kupës së Botës. Edhe pse zhvilloi një paraqitje pozitive, Neymar doli kundër gazetarëve se nuk merr respektin që meriton dhe nuk e di se çfarë duhet të bëjë për ta fituar atë.

“Jam shumë i lumtur, por nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëj me këtë fanellë për t’i bërë njerëzit të fillojnë të më respektojnë. Ndonjëherë nuk më pëlqen as të jap intervista, por në momente të rëndësishme unë ende vij të jap mendimin tim. ”

Dhe situata sigurisht nuk është përmirësuar pasi gazetari i njohur Galvão Bueno, i cili punon për TV Globo, reagoi menjëherë:  “Qetësohu, Neymar, qetësohu. Ne nuk e shohim Messin që i bën këto gjëra”

Neymar përfundoi intervistën dhe më pas u largua.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *