Mbas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Iliri dhe Monika kanë diskutuar sërish me njëri-tjetrin. Shkak i këtij diskutimi ka qenë ftohtësia e Monikës ndaj Ilirit.
“Nëse ti mendon se unë të jam larguar ty, atëherë më të vërtetë ti nuk më paske njohur”,- i tha Monika.
“Unë mendoj se ti ke qenë e njëjta që nga fillimi e deri këtu, të tjerët nuk e kanë menduar…”,- tha Iliri.
“Nëse do të ketë njeri që mund të jetë pak i mërzitur jam unë, se ti në shumicën e rasteve nuk më ke zgjedhur mua asnjëherë”,- tha Monika.
“Unë zgjedh njerëzit që kam në zemër”,- tha Iliri.
“Epo mua nuk më ke zgjedhur”,- tha Monika.
/Priza.al/