Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhe me zgjedhjet vendore, ku theksoi se PD duhet të jetë e qartë për kandidatët.
Meta tha se kryeministri Edi Rama po e përdor situatën për të sulmuar kreun e PD, Sali Berisha por në të vërtetë po thotë veç gënjeshtra.
“Ne nuk kemi lënë në dorë të askujt, gjithsecili merr fatin e tyre në duart e tyre. E rëndësishme është PD sa më shpejt të jetë e qartë për momentin se kur do dalin kandidatët për rilindjen. Për zgjedhje s’do votohet as për Berishën as për Metën por do votohet për kandidat konkret. Fitore për opozitën dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, boll me përrallat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës. 10 vite akuzonte Berishën ndërkohë që vjedh vetë, tani ka dalë me pretekstin se vjedh Putini. Nuk na e ka fajin Putini ne për inceneratorët, as për drejtësinë, as për rrugët, as për PPP. Për këto e ka fajin vetëm Edi Rama.
Se ça është Putini e di gjithë bota, diktator, agresor për luftën jo vetëm për këtë, por ne e dimë se çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri, ashtu sikurse karburanti është më i lartë se sa në Maqedoni, në Kosovë, Mal të Zi madje dhe Serbi që është kundër sanksione dhe që ky i lutet botës të mos ti bëjnë gjë vëllait të tij.