Tifoz për 70 vite, i moshuari humb jetën pas atakut në zemër gjatë ndeshjes

Një javë më parë, ndeshja Newcastle-Tottenham u ndërpre nga lojtarët pasi një tifoz nuk ndihej mirë, por historia u përsërit në Belgjikë.

Një tifoz i klubit të kategorisë së dytë belge, Lierse, humbi jetën të mërkurën pasi pësoi një atak në zemër gjatë minutave të fundit të ndeshjes së Kupës kundër Leuven që përfundoi 1-2.

Pasi iu bë një masazh kardiak në tribunat e stadiumit “Herman-Vanderpoorten”, ndërkohë që loja ishte ndërprerë, 86-vjeçari, vdiq më vonë në spital.

“Mbështetësi i zjarrtë” i Lierse “që në moshën 10-vjeçare”, e kishte ndjekur “gjatë të gjitha udhëtimeve të tij në Europë” dhe “në çdo kohë”, shkruajti klubi, i cili i bëri homazhe në faqen e tij tifozit që pati një fund tragjik.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *