Tifozët i vjedhin medaljen e titullit gjatë festës/ Pioli: Ma ktheni, është e vetmja që kam!

Mbas fitores së Milanit përballë Sassuolos ditën e djeshme ku dhe kuqezinjtë janë kurorëzuar kampionë për herë të 19 në Itali, një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur trajnerit Stefano Pioli i cili ka mbetur pa medaljen e kampionatit pasi ia kanë vjedhur tifozët e skuadrës së tij.

Ka qenë vetë trajneri i kuqezinjve ai i cili ka lëshuar apelin për të rigjetur këtë medalje që ka një vlerë shumë të madhe për të sa i përket asaj që përfaqëson në aspektin sentimental për karrierën e tij më shumë së sa vlerës monetare. Me sa duket, gjatë pushtimit të fushës që nisi pas ceremonisë, dikush i ka hequr atij nga qafa medaljen e sapofituar.

“Më kanë shkulur medaljen nga qafa gjatë festimeve. Nëse mund të bëni një apel ju falënderoj, sepse është e vetmja që kam”, ishte mesazhi i Piolit për mediat në konferncë për shtyp.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *