Shumë tifozë të Chelsea tashmë kërkojnë largimin e Graham Potter, pas më pak se gjashtë muajsh që trajneri ka kaluar në klub. Ata nisën një peticion në Change.org për të shkarkuar teknikun e ekipit londinez pas humbjes 2-0 ndaj Tottenhamit.
Aty lexohet: “Todd Boehly, Behdad Eghbali dhe aksionerët, ky peticion ju drejtohet juve që të shkarkoni Graham Potter.
Që nga ky peticion ai ka 2 fitore në 15 ndeshje dhe i ka lënë tifozët të rraskapitur dhe të shkatërruar, pavarësisht se ka shpenzuar qindra milionë.
Ne kemi cilësi të jashtëzakonshme në skuadër, megjithatë ka një fushë që mund ta ndryshojmë, që është trajneri.
Për të ardhmen e Klubit të Futbollit Chelsea, ju lutemi shkarkojeni Graham Potter.”
Peticioni ka marrë pothuajse 8,000 nënshkrimem teksa ky numër pritet të rritet, pas zhgënjimit të madh që tifozët po përjetojnë.