Fitorja e Marokut 2-0 kundër Belgjikës duket se nuk është pranuar nga tifozët e kësaj të fundit. Brukseli është përfshirë në incidente të dhunshme pasi Maroku e mundi Belgjikën në Kupën e Botës në Katar.
Tifozët e revoltuar kanë djegur kazanët e plehrave dhe po ashtu kanë përmbysur një automjet bosh në mes të rrugës. Polica ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke derdhur ujë drejt tyre.
Sakaq policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e qendrës ndërsa stacionet e metrosë dhe disa rrugë u bllokuan.