UEFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze të Futbollit. Shkaku mësohet të jetë sjellja e tifozëve në finalen e ‘Wembley-t’. Një inspektor është caktuar për të shqyrtuar ngjarjet brenda dhe jashtë stadiumit.
Raportohet se 5,000 huliganë pa bileta kanë arritur të futeshin në tribuna. Akuzat me të cilat përballet Federata e Futbollit kanë të bëjnë me pushtimin e fushës së lojës siç ishte rasti i atij tifozi, hedhje të sendeve, fishkëllima gjatë himnit kombëtar të kundërshtarit dhe ndezjen e një fishekzjarri në stadium.
“Veçmas, dhe në përputhje me Nenin 31 (4) DR, një inspektor i etikës dhe disiplinës i UEFA-s është caktuar të kryejë një hetim disiplinor mbi ngjarjet që ndodhën brenda dhe jashtë stadiumit”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.